Vllaznia nuk bën “kthesën”, ndalet nga Flamurtari


Ndryshe nga ç’pritej ekipi i Vllaznisë nuk ka bërë kthesën as në ndeshjen ndaj Flamurtarit. Shkodranët janë ndalur në një barazim 1 – 1 në Shkodër ndaj vlonjatëve, duke zhgënjyer me lojen e tyre në “Loro Boriçi”.

Do të ishte Bushiç ai që do të zhbllokonte shifrat e takimit në minutën e 17-të, duke kaluar Flamurtarin në avantazh. Në minutën e 40-të do të rregjistrohej rasti i parë i rrezikshëm për shkodranët, ku Çinari ishte pranë golit të barazimit. Gjithsesi, ky gol do të vinte në minutën e fundit të pjesës së parë, 49-të, ku Gocaj do të shënonte me penallti.

Pjesa e dytë nuk do të sillte ndonjë ndryshim rezultati dhe të dyja skuadrat do të ndanin nga një pikë pas 98 minutave lojë. Pas këtij takimi, Vllaznia zbret në vendin e 7-të në tabelën e klasifikimit me vetëm 5 pikë pas 5 javëve të para. Ndeshjen e rradhës shkodranët e luajnë në transfertë ndaj Kamzës. /ShkodraNews


Përgjigju