Vllaznia kërkon fitoren me Flamurtarin, por me kë do të shënojë ?


Përfundimi i ndeshjeve kualifikuese për Botërorin e Rusisë rikthen ndeshjet e Kategorisë Superiore në vendin tonë. Ashtu siç dihet, sot do të luhen pesë takimet e javës së 5-të të Superiores. Vllaznia pret në Shkodër Flamurtarin. Një tjetër rezultat negativ do të vështirësonte së tepërmi gjërat në kampin shkodran.

Edhe pse skuadra duket e plotë në prag të kësaj ndeshje, sulmi vijon të mbetet pika më shqetësuese. Kështu, në ndeshjen ndaj vlonjatëve është e sigurtë mungesa e sulmuesit Atsina. Akoma nuk dihet çfarë po ndodh me sulmuesin ganez, pra kur pritet rikthimi i tij në fushën e lojës. Kujtojmë se Atsina nuk stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës prej më shumë se 2 javësh.

Ndërkohë, sulmuesi tjetër Ribaj nuk gëzon akoma formën optimale dhe nuk është në 100% e tij. Prandaj, me mungesën e Atsinës dhe formën jo të mirë të Ribajt, lind pyetja se nga kush do të vijë goli ndaj Flamurtarit. Nga sulmuesit e rinj si: Çinari dhe Kalaja apo përsëri nga mesfusha ? Një dilemë e tillë pritet të zbulohet ditën e sotme. /ShkodraNews


Përgjigju