Vllaznia B do të bojkotojë ndeshjen sot ?

Vllaznia B është gjendur në hall të madh, pasi sot luan me Sopotin ndeshjen e “Play-off”-it, për të diskutuar se cila prej këtyre dy skuadrave do të garojë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm.

Kuqeblutë do të privohen nga një numër i madh lojtarësh, pasi po sot luan edhe ekipi i të rinjve në Tiranë me Partizanin, ndërsa nesër ekipi i parë luan në Durrës.

Kjo bën që ata të mos mund të marrin lojtarë nga këto dy ekipe, ndaj edhe kishin kërkuar shtyrjen e ndeshjes.

Në lajmin e publikuar në “Sportal.al”, është vetë trajneri Ervis Kraja, ai i cili ka komentuar, duke thënë: “Me shumë mundësi nuk do marrim pjesë fare. Me kë të luajmë, me shoferin e autobusit?”.

Vllaznia B u rendit e dyta në grupin A të Kategorisë së Dytë, duke fituar të drejtën të luajë një ndeshje shtesë me Sopotin, por tashmë është shumë e vështirë që kuqeblutë të luftojnë për t’u ngjitur në të Parën.

lajmi-per-vllaznin-b