Vila e Ramës në Surrel nuk ka dritare, gazetari thotë se betoni që është përdorur aty ka…

Shume pak eshte folur per vilen ku jeton kryeministri Edi Rama ne Surrel me familjen e tij. Pervec akuzave politike qe e permendin edhe ate me kunja.

Por gazetari Artan Hoxha ka treguar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, ku po trajtohej tema e pasurisë së politikanëve shqiptarë, detaje në lidhje me shtëpinë e kryeministrit.

Ai ka thënë se një prej personave që ka ndërtuar shtëpinë e kreut të qeverisë, i ka treguar se banesa është ndërtuar me beton si ai i Kishës Ortodokse. Ky lloj betoni është shumë i rrallë dhe ndër më të veçantët.

Ndër të tjera, Artan Hoxha tha:

“Është beton i derdhur, nuk ka dritare, por ka vetëm një lart nga tavani dhe drita hyn nga sipër. Është beton si ai i Kishës Orthodhokse, që është shumë i veçantë dhe më i rralli”.