VIDEO/ Terrorizohen banorët gjatë natës, fillon shembja e shtëpive

Pas Astirit edhe në Shkozë IKMT u prit me protesta. Gjatë mbrëmjes së djeshme është prishur një banesë e pabanuar.

Protestuesit ishin të shumtë, por nuk mungonin edhe fëmijët që kishin lënë shkollën për të protestuar për shtëpitë e tyre.

Ndërkaq burime bëjnë me dije se është shoqëruar një prej familjeve që ndodhet në zonë.

Janë dhjetra familje që do të nxirren në rrugë me projektin e Unazës së madhe që do të kalojë në Shkozë.

Njësoj si banorët në zonën e Astirit dhe qytetarët në Shkozë shprehen se ata nuk janë kundër projekteve zhvillimore, po për ata duhet të jepet një zgjidhje e pranueshme.

Edhe dje banorët thanë se atyre nuk iu është paraqitur asnjë shkresë zyrtare për shembjen e banesës së tyre dhe se punonjësit e shtetit janë duke punuar si hiena.