VIDEO/ Kthesa e çmendur mbi lumin e rrëmbyer që mund ti kishte shuar të gjithë! Pamjet janë kthyer në virale

Një aksident që fatmirësisht u zgjidh pa pasoja, por pamjet e tij u thyen në virale në rrjetet sociale.

Ngjarja ndodhi në Kolumbi: një autobus i përdorur nga punëtorët në kantierin Hydroituango, një projekt hidroelektrik i vendosur në komunën e Ituango-s, në veri të vendit të Amerikës së Jugut, rrezikoi të binte në lumin e rrëmbyeshëm Cauca.

Shoferi ishte duke u futur në një kthesë me ujë e baltë, kur automjeti rrëshqiti dhe përfundoi me një rrotë mbi hekurin e ndarëses së rrugës.

Vetëm përvoja dhe aftësia e shoferit e pengoi automjetin të binte në ujë, duke rrezikuar kështu një tragjedi. /Shkodranews/

VIDEO—KLIKO KETU