VIDEO/ Konfliktohen për shalqinjtë, ky i moshuar i vërsulet me thikë 2 të rinjve


Një konflik është shënuar mëngjesin e sotëm mes një të moshuari dhe dy të rinjve në rrugët e Fushë-Krujës.

Në videon postuar nga JOQ, e filmuar nga një kalimtar i rastit, duket se i moshuari mban në dorë një thikë dhe dy të rinjtë nga momenti në moment shihen të tensionuar.

Madje në video mund të shihet momenti kur të rinjtë i vërsulen të moshuarit. Sipas raportuesit thuhet se personat kanë qenë duke shitur ballë për ballë dhe konkurrenca ndoshta ka bërë që ata të përleshen mes tyre.


Përgjigju