Vendimi për HEC-et në Valbonë/ A e shkeli ligjin Apeli i Shkodrës?

A shkeli gjykata e Apelit Shkodër ligjin me vendimin ndaj çështjes së HEC-eve në Valbonë dhe cili është preçedenti që rrezikon ky organ i sistemit të drejtësisë? Është kjo një pikëpyetje e madhe që shoqëron vendimin e dhënë nga trupa gjykuese mëngjesin e së martës ndaj kësaj çështje, në dhomën e këshillimit. Një nga arsyet që rrezikon kjo gjykate per tu bërë shembull i shkeljes së ligjit janë afatet e hedhjes së firmave që parashikohet se janë të falsifikuara nga firma që po ndërton HEC-in. Gjykata në shqyrtimin e çështjes pretendon se ka kaluar afati 5 vjecar që ligji njeh për të tilla proçedura ankimuese, por familjet që e kundërshtojne së bashku me avokatin e tyre kanë tjeter qëndrim

Duke thënë se kanë kaluar 4 vite e 2 muaj. Pra duhen edhe disa muaj që të mbushen 5 vite qe gjykata thotë në argumentimin e vendimit që ka lënë në fuqi shkallën e parë Tropojë. Ky mund te jetë nje argument që kete gjykatë e paraqet aspak mirë tek ankimimi që do te bëhet në gjykatën e shkallës së lartë, organi me i larte suprem i drejtesise. Duket se ky faj ka shqetësuar jo pak trupën drejtuese te Apelit Shkoder që për Tropojën dhe vendimin e dhënë ndaj HEC-eve në Valbonë të lajmëroje daljen në një konferenc për shtyp te kryetarit Vjerdha te mërkuren në mengjes. Cfarë do te shprehet kjo gjykate dhe cili është qëndrimi i saj mbetet per tu parë. Por kjo nuk do te ishte hera e parë që sistemi i drejtesise të bëhet shembull i shkeljes së ligjit apo vendimit absurd që ka në dorë fate te mëdha, e ky rast eshte i tille. Valbona po shkaterrohet nga ndërtimi i hidrocentraleve që kanë gerryer bukurite natyrore te zones!/ShkodraNews