Vdekja e foshnjës 2 javëshe, mjekët trondisin: Ishte i prerë në fyt …

Sot policia njoftoi se nje foshnje 2 javeshe kishte nderruar jete ne maternitetin “Koco Gliozheni”, pasi kishte shkuar ne gjendje te rende.

Bluteë, bejne me dije se më datë 12.02.2018, në martenitetin “Koço Gliozheni”, kanë shkuar në gjendje të rëndë, shtetësja V.K, vjeç 40 banuese në Tiranë, me foshnjën 2 javësh, e cila ka lindur në kushtet e shtëpisë por më pas foshnja vdiq në maternitet nëna është në gjendje të rëndë.

Nga veprimet e kryera, policia thotë se, rezulton se V.K është me çrregullime mendore. Por sakaq, mjekët e maternitetit hedhin poshtë versionin e policisë sa i takon vdekjes së foshnjes. Sipas tyre, foshnja ka shkuar i prerë në fyt nga të gjitha anët. Duke iu referuar edhe faktit që nëna është me çrregullime mendore, mjekët kanë dyshimin se ka qenë pikërisht nëna ajo e cila i ka shkaktuar prerjet në fyt fëmijës së saj.

Situata është ende e paqartë ndaj në këto kushte, pritet një reagim tjetër nga ana e policisë për të sqaruar shkaqet zyrtare të vdekjes së foshnjës të cilat do të përcaktohen edhe nga ekspertiza.