U pastruan para pak ditësh, ja çfarë ndodh me varrezat komane në Shkodër


Edhe pse u pastruan para pak ditësh, varrezat komane apo varrezat muslimane të qytetit të Shkodrës i janë rikthyer gjëndjes së mëparshme. Kjo për vetë faktin se persona të papërgjegjshëm vendosin në këtë territor të varrezave bagëtitë e tyre, të pashqetësuar nga ndokush.

Natyrisht, një situatë e tillë krijon një pamje të shëmtuar edhe për kalimtarët. Këto të fundit shprehen se një situatë e tillë është e papranueshme dhe një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë. Sipas tyre, duhen marrë masa ndaj personave që vendosin bagëtitë e tyre pranë varrezave.

Para pak ditësh, Myftinia Shkodër dhe Ndërmarrja Ujësjellës- Kanalizime Shkodër pastruan territorin e këtyre varrezave dhe bënë apel që familjarët të kujdesen më shumë për këto varreza. /ShkodraNews


Përgjigju