U hodhën sende dhe shishe në fushë ndaj Partizanit, FSHF-ja dënon Vllazninë

Komisioni i Disiplinës është mbledhur ditën e djeshme, por vetëm sot janë zbardhur vendimet e marra, teksa për Superioren ka tre vendime, ku dënohet Vllaznia me një ndeshje pa tifozë, ndërkohë që paralajmërohet Partizani dhe Luftëtari.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

1.KF “Vllaznia”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës, dënohet me 1 (një) ndeshje pa spektatorë, bazuar në nenin 66/3.a të KDS.

2.FK “Partizani”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve do të përshkallëzohen masat disiplinore.

3.KF “Luftëtari” paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve do të përshkallëzohen masat disiplinore.