U gëzuat me uljen e temperaturave? Ja si pritet të jetë dita e hënë


Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë kushtet e motit në bregdet dhe zonat e ulëta por kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë në zonat Jugore dhe Lindore.

Sipas Meteoalb, pasditja vijon me kthjellime në gjithë ultësirën perëndimore ndërsa me vranësira të dukshme paraqiten zonat lindore – juglindore.

Në mbrëmje dhe gjatë natës, vranësirat largohen nga zonat lindore duke e lënë territorin me mot kryesisht të kthjellët.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit por një rritje të lehtë do të sjellë mesdita.

Era mbetet problematike duke fryrë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior, për pasojë deti do vijojë me dallgëzim 3 – 4 ballë.


Përgjigju