Tronditet Spanja, vde.kje tek Barcelona

Spanja është tronditur nga një lajm i zi pasi ish presidenti i Barcelonës së famshme, Josep Lluis Nunez, ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare.

Ai ka qenë në rolin e presidentit për plot 22 vite, si askush tjetër në histori të klubit blaugran.

Nunez krijoi skuadrën e ëndrrave gjatë kohës së Johan Cruyff. Në kohën e tij për Bvarcelonën u hap një kapitull i ri pasi që Johan Cruyff u kthye si trajner më 1988.

Cruyff arriti katër tituj radhazi në ligë në mes të sezoneve 1990-91 and 1993-94, përderisa skuadra e tij po ashtu fitoi një kupë në Europë më 1992.

Një humbje 4-0 kundër Milanit në finalen e Ligës së Kampionëve më 1994 shënoi fundit e skuadrës së Cruyff në Barcelonë pasi Nunez e shkarkoi atë më 1996.

Koha e Nunezit bëri që aty të transferohen yje global si; Diego Maradona, Michael Laudrup, Hristo Stoichkov, Romario, Ronaldo dhe Rivaldo, përderisa ai e përuroi edhe akademinë e La Masia.

 

Lexo edhe: