Trajneri shkodran: Bashkia Shkodër amatore, nuk jep lekë për përmbytje, por për arbitra të huaj

Humbja e Vllaznisë në sfidën ndaj Teutës ka zhgënjyer të gjithë në Shkodër. Tifozët kanë pasur kritika të shumta ndaj lojës së zhvilluar nga skuadra e tyre e një gjë e tillë është vërejtur edhe nga komentet e tyre në rrjetet sociale. Por, nga ana tjetër nuk kanë munguar as komentet nga trajnerët e lojtarët.

Një nga ato është edhe trajneri shkodran i Kastriotit, Samuel Nikaj. Me anë të një komenti në “facebook”, Nikaj hedh akuza në drejtim të Bashkisë Shkodër. Institucionin që administron klubin Vllaznia ai e quan amator dhe në vend që të jap lekë për përmbytje, jep për arbitra të huaj.

“Unë jam një nga ato që na ka përmbyt uji në 2011 dhe nuk na kanë dhënë akoma ato që na kanë premtuar. Ato lekë le ti harxhojnë për arbitra të huaj hahaha. Bashki amatore me drejtues amator…” – shkruan Nikaj.  /ShkodraNews