Tmerri në familjen elbasanase: Ja çfarë na doli nga pusi


Momente tmerri ka përjetuar një familje në fshatin Pajovë të Peqinit, kur nusja e shtëpisë ka nxjerrë kovën nga pusi për të mbushur enët me ujë, prej saj i ka dalë një gjarpër.

Nusja ka flakur kovën dhe është larguar me vrap, ndërsa zvarraniku i frikshëm është fshehur nëpër gurë në gardhin e kopshtit aty pranë.

Familjarët kanë nxituar për ta vrarë gjarprin, por nuk kanë arritur ta gjejnë. Pas kësaj ngjarje ata kanë hequr dorë përfundimisht nga përdorimi për nevoja familjare të ujit të posit.

Temperaturat e larta të këtyre ditëve kanë bërë që zvarranikët të zbresin nga malet dhe t’u afrohen edhe shtëpive të banimit për të gjetur pak ujë, raporton “Infoelbasani.al”.


Përgjigju