Thellohet përçarja në PD Shkodër, Basha nesër nën diktat riciklon Ramiz Çoben

Nuk le surpriza dhe Lulzim Basha siç e ka deshmuar deri me sot, nuk i do garat por vendos te beje show me votime qe e kane rezultatin e pracaktuar. Mbremjen e se premtes jane zyrtarizuar kandidaturat per kryetar te PD Shkoder ku pa surpriza ne loje eshte lene kryetari aktual Ramiz Çobaj dhe Xhevdet Amuli, anetar i selise blu.

Basha edhe njehere tjeter tregoi se me vendimet arbitrare vendos sipas interesave klienteliste per te mbrojtur karrigen e tij. Ai vendos te ricikloje serish Ramiz Çobaj, kryetarin ne detyre qe eshte i njohur per maredheniet aspak te mira qe ka krijuar ne degen lokale me te gjithe, qe nga deputetet, tek anetaret e kryesise dhe nje pjese e strukturave vendore.

Se cila eshte alternativa e re qe sjell Çobaj ne kete gare dhe per ringritjen e PD-se, kete mund ta dije vetem spektatori Basha, pasi ne anetaresi kandidimi i tij nuk eshte pritur aspak mire. Madje pritet qe nje pjese e tyre te distancohen jo pak nga ky proces qe rezultatin e ka te fiksuar dhe Basha ben vetem shfaqjen e rralles me procesin demokratik./ShkodraNews