Tensionohet situata në Unazën e re, banorët përplasen me policinë

IKMT vijon punën për prishjen e ndërtimeve pa leje në kuadër të ndërtimit të Unazës së Madhe, ndërsa ka tensione në Shkozë dhe në Laprakë, pasi banorët refuzojnë që të dalin nga banesa. Në Laprakë ka tension mes policisë dhe banorëve, pasi një familje nuk pranon që të dalë nga shtëpia dy katëshe që preket nga projekti.