Stresi në gjyq, shmang kamerat. Ja si e pret vendimin e gjykatës pas arrestimit

Pamjet në videon më poshtë tregojnë momentet kur Arkimed Lushaj, apo reperi i njohur me emrin e artit Stresi, ka dale sot para Gjykatës se Tiranes, ne nje seance qe zgjati vetem 5 minuta, ku u vendos qe ai te hetohet ne gjendje te lire.

Sapo vuri re pranin e kamerave, Stresi u mundua të shmangte filmimin.

Vetë këngëtari nuk bëri asnjë koment para togave të zeza, ndërsa avokati i tij mohoi se Arkimed Lushaj të ketë lidhje me trafikun e narkotikëve, siç e akuzon policia.