Spiropali flet me fjalë të mëdha për kombin, por bën gafën që do ju shkatërroje së qeshuri (VIDEO)

Ndërsa doli në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë për të sulmuar opozitën teksa diskutohej Buxheti 2019, deputetja socialiste Elisa Spiropali ia ka kërcitur një gafe të madhe. Ajo ka gabuar teksa është shprehur se shqiponja me dy krena e flamurit ndodhet në fushë të zeze. Gjithçka ndodhi teksa po përpiqej të shprehej lidhur me bashkimin kombëtar të shqiptarëve.

“Në themel të krenarisë së kësaj date qëndron simboli i flamurit, shqiponja me dy krena në fushë të zezë. Ky simbol na përbashkon kudo dhe gjithmonë, në kohë dhe në të gjitha hapsirat tona.”, ka thënë Spirpali në fjalimin e saj./ShkodraNews

Shikoni videon ne sekonden e 20-te