‘Spiner’, njihuni me pajisjen që po shitet masivisht dhe ndikimi negativ që ka tek fëmijët


Një pajisje e vogël e quajtur ‘spiner’ po bëhet një nga objekt më të shituara në botë kohët e fundit.

Kjo pajisje po përdoret më së shumti nga adoleshentet dhe fëmijët dhe sipas Amazon në 17 maj ishte në mesin e 10 gjërave më të shitura në botë.

Sipas ekspertëve kjo pajisje është antistresuese dhe shumica e blejnë për të luajtur.

Por e keqja e saj është se fëmijët harxhojnë shumë kohë me të dhe disa shkolla në botë e kanë ndaluar përdorimin e saj.


Përgjigju