Skandali që prek deputetin e PS-së, Veliaj i jep 6 milionë euro tendera me dokumente false

Vazhdimisht është folur se deputeti i PS-së, Sadri Abazi ka përfituar miliona euro tendra në mënyrë abuzive dhe klienteliste nga qeveria. Por, duket se abuzimet shkojnë akoma edhe më larg, pasi në fakt tendrat janë fituar me dokumente false.
Kompania Alko Impex Construction në pronësi të Arbër Abazit, nipi i deputetit socialist Sadri Abazi ka marrë rreth 10, 8 milionë euro tender nga 7 bashki të majta, nga viti 2014 deri më 2017.
Tenderat e fituara prej tij janë kryesisht me objekt pastrimin dhe gjelbërimin e qytetit.

Ndër to 6 kontrata i ka fituar vetëm nga Bashkia Tiranë, prej së cilës vetëm në periudhën 2016, 2017 ka marrë 2 tendera për pastrimin e Tiranës Zona III me vlerë përkatësisht 4,9 milionë euro dhe 4,1 milionë euro.
Por, sipas dokumentave të dorëzuara pranë Komisionit të Prokurimit Publik, kompania për fitimin e të paktën dy tenderave me objekt “pastrimin e Tiranës, Zona III” ka përdorur dokumenta të fallsifikuara, si rrjedhojë tenderat e fituara prej saj janë të paligjshme.
Sipas, kritereve të tenderit të zhvilluar në vitin 2014 me vlerë rreth 180 milionë lekë të reja, për pastrimin e Tiranës zona III, pika 3 parashikon se “Operatori ekonomik duhet të ketë të punësuar në kompani një inxhinjier mjedisi, të pajisur me diplomë dhe certifikatë nga minsitria e mjedisit”, dhe pika 10 parashikon se “Operatori ekonomik duhet të paraqesë një liçencë nga Ministria e Transporteve me përcaktimin “Punime të inxhinjerisë së mjedisit”.
Kompania e ka shkelur këtë kriter. Kompania në licencën e marrë nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka listuar si punonjësë të saj 8 inxhinjerë. Kompania ka paraqitur për personin, Bekim Selmani diplomë universitare të falsifikuar, duke e bërë çertifikatën e marrë nga MTI të paligjshme.