Skandali/ Ja çfarë po bën qeveria me këtë bukuri natyrore

Një nga bukuritë e ralla natyrore në zonën e Gramshit, po shkon drejt shkatërrimit.Në në hyrje të Kanionit të Holtës ka nisur ndërtimi i një Hidrocentrali të ri. Kanionet e Holtës, për nga vlerat që mbartin janë shpallur Monument Kulture. Të paktën 3 mijë turistë mësohet se i vizituan kanionet gjatë vitit të kaluar, për shkak të vlerave unikale që mbartin. Hyrja për në kanione është e pamundur, pasi një mur rrethues është ndërtuar aty pranë. Tashmë projekti është miratuar dhe punimet kanë filluar në datën 8 Tetor 2018 dhe përfundojnë në datën 8 Tetor 2020 ku sipërmarrësi i punimeve është “Klaudia Kostruksion”Shpk më një vlerë prej 460 697 625 lekësh. Bashkia Gramsh bën me dije se në miratimin e lejes mjedisore roli i pushtetit lokal ka qënë fare minimal. Po të njejta burime shtojnë se veprimet për miratimin e lejes janë bërë nga Ministria  e Energjitikës dhe Infrastrukturës, ndërsa miratimi është marrë nga Minitria e Mjedisit. Megjithatë përfaqësuesit e bashkisë garantojnë se kanionet  nuk preken nga hidrocentrali i ri, pasi ai nuk do të ketë digë, ndërsa thuhet se janë kryer dëgjesa me banorët e tre fshatrave aty pranë, të cilët kanë shfaqur dakordësinë e tyre , madje edhe kanë nënshkruar.