‘Si ke zemrën ta bo Zoti ftyrën’… Olsi “ia përplas në surrat” Fjorentinës kritikat


U lidhën, u ndanë, u lidhën prapë, e tani sërish janë ndarë. Pak ditë më parë Fjorentina publikoi një status të gjatë ku shprehte zhgënjimin që kishte përjetuar, e këto fjalë të bëjnë të mendosh që ajo po i referohej Olsit, edhe pse vetë Fjori nuk kishte përmendur emra.

“Nuk di nga t’ia nis….me vijn aq shume gjera ne mendje qe perplasen fort me njera tjetren….Premtime te bera qe su mbajten kurre…fjale e vetem fjale ne dukej te embla por ne te vertet fjale boshe qe i mori era…Dhashe shume nga vetja ime duke besuar ne te gjitha ato ca me the,ju kundervura te gjithve vetem per ty sepse besova tek ty…Por cdo gje ndryshoka….Eshte jeta qe na shtrengon te ndryshojme…..Pak zhgenjimi dhe shum falsiteti i njeriut qe se prisja kurre….Kjo eshte jeta…..Me kohen kupton shum gjera dhe meson se ca njerez arrijne ti mbajne maskat aq bukur sa eshte shume veshtire ti kuptosh….Por un do vazhdoj me koken lart dhe krenare dhe me e forte se kurre sepse shume here gabimet dhe zhgenjimet te bekan me te forte…..”

Megjithatë, një postim i fundit nga Olsi duket se e vërtetoi se ish-e dashura e tij ia kishte dedikuar pikërisht atij ato fjalë.

Por as ai nuk e ka lënë me aq, pasi ka publikuar një foto, ku mimika e tij  thotë të gjitha… Gjithashtu ai ka shkruar se është e kotë të merret me “këto lloj zdromsash që nuk dinë as vetë se çfarë funksioni kanë në jetë”.

“Hmmmm 😏 Ja Pra Ky Esht Personi Qe Perkrahjen , Mbeshtetjen Dhe Mbrojtjen e Ka Ber Me Zemer.. E Gabim Boy Se Kam Te Drejt Kur Them Sic e Ke Zemren ❤ Ta Bo Zoti Ftyren 🎭 Esht e Kot Te Lodhem Me Keto Lloj Zdrromsash Qe Nuk Din As Vet Ca Funksjoni Kan Ne Jet.. Mos Harro Se Dhe Muret Kan Vesh 😉 Ahahahahahahaha Kaq Kisha 😜 El.Machico”

Por vërtetë për njëri-tjetrin e kanë gjithë këtë “mllef”?!


Përgjigju