Shpëtoi gruan e huaj nga vde.kja e sigurt, Italia nderon shqiptarin

Administrata komunale e Adria, gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak të së hënës, më 3 dhjetor, me propozimin e këshilltarit të pakicës Lamberto Cavallari, ka vendosur që të nderojë me një titull nderi Namik Shemunin, i njohur si “Niku”, 54-vjeçari shqiptar, i cili të dielën në mëngjes, shpëtoi një 70-vjeçare nga mbytje në një kanal.

Shqiptari punon si elektricist në një kompani në Itali.

Raportohet se kryebashkiaku Omar Barbierato do të kontaktojë Namik Shemunin për të organizuar një ceremoni në nder të tij më 20 dhjetor. /Shkodranews/