Shpërthen ish-futbollisti i Vllaznisë: Nuk kisha parë si ky ekip

Momenti negativ që po kalon ekipi i Vllaznisë ka zhgënjyer të gjithë në qytetin e Shkodres. Ish-lojtarë, ish-trajnerë, tifozë dhe çdo kush tjetër në Shkodër është i zhgënjyër nga atë që skuadra e Vllaznisë ka dhënë në këto javë të para të kampionatit.

E “dështimin” e Vllaznisë në 13 javë kampionat e shfaq edhe ish-trajneri dhe njëkohësisht ish-futbollisti i Vllaznisë, Edi Martini. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “facebook”, Martini shkruan se me të vërtetë që duhet një president, por skuadra mund të eci përpara edhe me pak bashkëpunim dhe dashamirësi.

“Kam pa e kam dëgju se një ekip nuk shkon mirë se s’ka lekë, por as kam pa as kam dëgju që një ekip që ka 800 milionë duhet me rilind siç ndodh në Shkodër. Është e vërtetë se duhet president, por asht edhe më e vërtetë se po pat dashamirësi dhe bashkëpunim ekipi ec përpara. Më vjen keq që punët kanë shku deri në këtë pikë të hallit, por jam i bindur se Vllaznia me ato lekë që ka duhet të ishte në 4 vendet e para.” – shkruan Martini në “facebook”. /ShkodraNews