Shokon diva Adelina Ismaili: Nuk dua që djali të më thërrasë nënë…

Diva e muzikës shqiptare Adelina Ismaili dëshiron që djali i saj Uliksi, ta thërrasë atë në emër.

Këngëtarja nga Kosova, e cila është kthyer së fundmi në Kosovë, e ftuar në emisionin NIN në Klan Kosova, shpjegoi se nënën e saj të ndjerë e thërriste në emër, ndaj dëshiron që edhe djali i saj në vend të “mami” apo “nënë”, ta thërrasë Adelina.

Seksbomba e skenës shqiptare është bërë nënë për herë të parë vitin e kaluar.