Shkodranja shtang jurinë e “The Voice Kids”,  një qytet i tërë bëjnë diçka FANTASTIKE…

Ajo është një ndër ata persona që arriti menjëherë të rrëmbejë zemrat dhe emocionet e publikut dhe jurisë gjatë një shfaqjeje muzikore.

Po flasim për shkodranen Mejba Kadia, e cila prej natës së parë të spektaklit “The Voice Kids Albania” arriti të rrëmbejë jo vetëm zemrën e jurisë, por edhe të shqiptarëve kudo që ndodhen nëpër botë.

E padyshim që shkodranët nuk zhgënjejnë asnjëherë kur është fjala për art.

Mejba Kadia me zërin e saj brilant ia ka dalë të jetë në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni talentesh.

Por për ta mbështetur atë siç e meriton, një grup të rinjsh nga Shkodra do ta surprizojnë Mejbën sonte në sallën e “The Voice Kids”.

Ne i urojmë suksese të mëtejshme Mejbës dhe ndërkohë ju ftojmë të ndiqni disa nga performancat emocionuese të saj në spektakël! /ShkodraNews