Shkodra pa ujë, kryebashkiakja Ademi konkuron portalet


Mos u çudisni. Po po, siç thotë kryetarja e bashkisë Shkodër mos u çudisni. Shkodra ka dy ditë pa ujë të pijshëm. Në zona të tëra të qytetit mungon uji i pijshëm ndërkohe që nuk është bërë asnjë lloj njoftimi. Edhe pse është piku i verës si edhe sezonit turistik Shkodra është pa ujë. Pavarësisht kësaj kryebashkiakja ka vendosur të konkuroje edhe portalet me mënyrën se si përpiqet ta shesë punën e saj. Krenohet me një rrugë të shtruar në lagjen Draçin që në fakt është thjeshtë një detyrim për të dhe asgjë më shumë. Përpara se të merret me krenari të tilla duhet t’u mundësojë qytetarëve ujin e pijshëm.

Statusi i Ademit:

MOS U ÇUDISNI….
Një komunitet në një nga lagjet më të vjetra të qytetit, Draçini, nuk kishte rrugë që kur ishte krijuar si lagje…..
Me fondet e Bashkisë Shkodër, rreth 230 milion lekë, për herë të parë këta banorë bëhen me rrugë.
…edhe një premtim u krye….
Do të vazhdojmë, me radhë, në çdo cep të territorit të Bashkisë!
Na jepni kohë dhe besim!


1 Koment

  1. HAHAHAHAAAAA.Gjysmen e atyre parave me siguri maksimale I kan vjedhur antaret r “ndershem” te PD ,keshtu rruga do te jete patjeter alla PD,riparimi komplet pas 2 muajsh.E shkreta Shkoder cfar e ka gjetur

Përgjigju