Shkodra nën ujë, ndërsa “shfrytëzuesit” e tenderave miliona lekësh pijnë makiato

Nuk eshte hera e pare qe Shkodra permbytet dhe sa here ndodhet ne situate emergjence e kerkohet ndihma e kontributi i te gjitheve, ata qe ne pjesen tjeter te vitit jane zhurmuesit me te medhenj, e ne te njejten kohe perfituesit numer nje ne emer te liqenit te Shkodres, apo mjedisit, zgjedhin te heshtin. Madje perkufizimi me i mire qe mund tu jepet, eshte strukja qe bejne perballe fatkeqesise.

Shoqata nga me te ndryshme, te emertuara me lloj – lloj emrash, qe ne gjithe keto vite kane abuzuar me fondet e dhena nga bashkimi Europian, apo cdo donator tjeter ne emer te liqenit, pasurise se perbashket, ruajtjes se ekosistemit etj, sot bejne sehir perballe gjithe ketyre fatkeqesive qe kane prekur territorin, duke mos patur as kurajon qytetare per te dhene kontributin e tyre modest si ne perballimin e gjendjes se renduar, ashtu edhe per te treguar zgjidhjet me te mira te mundshme, apo per te dhene nje asistence profesionale sado e vogel te jete ajo.

Keto peshkaqen parash, qe nuk ngurojne te fusin duart kudo per te gllaberuar fondet, kur flitet per te dhene dicka kthehen ne kukulla shurdh – memece, qe luajne rolin me te shemtuar te mundshem. Permbytja sot ka ardhur prej nje kombinimi faktoresh dhe siperfaqja qe rritet e tregon kete. Mes tyre ndikim patjeter ka edhe liqeni i Shkodres, lumi Buna apo Drin per te cilet keto shoqata anonime kane perfituar jo pak nga thaset e medhenj te parave, duke shpikur projekte pastrimi, rehabilitimi, por qe asnjehere su pane te materializuara ne terren.

Mjaftoheshin me disa broshura e ndonje tryeze rrumbullake sa per te justifikuar se dicka po behej, e me pas zhdukeshin duke shijuar perfitimet, madje duke mos kursyer as pushime luksoze, por kurre nuk vune dore realisht ne keto pasuri natyrore, qe sot nga shkaterrimi i pesuar, po ndikojne ne permbytjet qe kalon rajoni jone.

Turpi ju mbetet atyre, por natyrisht qe reagimi na takon te gjitheve, jo vetem per ti demaskuar, por edhe per ti ndaluar qe te perfitojne me ne kurriz te nje kauze qe kurre nuk merr jete. Keto individe qe paturpesisht e quajne veten shkodrane, asesi nuk do te duhej te silleshin ne kete forme absurde, por do te duhej te reagonin me force si specialiste te fushes, e madje te diktonin edhe politikat e qeverise, e pushtetit vendor. Kete rol nuk e moren kurre, sepse nuk ju interesoj, pasi nuk i donin te miren liqenit, apo lumit, por vetem xhepit te tyre qe u pasurua ne pak kohe.

Fatkeqesisht Shkodra do te vijoje te permbytet, e sa kohe qe neper kembe te jene te tilla shoqata, fryte nuk mund te kete, pasi politika qe ato ndjekin eshte edhe me e keqe se ajo e pushtetareve qe ne 26 vite punuan per te shkaterruar kete vend, qe sot rrezikon shume nga fenomene te natyres. Kjo e fundit po tregon se i kemi hyre shume ne hak, e ajo qe po pesojme, eshte pak nga cfare i kemi bere me duart tona!/ShkodraNews