Shkodra harron 14 Janarin 1990

Para 28 vitesh në Shkodër një grup të rinjsh organizuan një plan për rrëzimin e bustit të Stalinit i cili ndodhej në vendin ku sot është busti i Luigj Gurakuqit në qendër të qytetit. Asnjë aktivitet përkujtimor për këtë datë që shënoi një kthesë për vendin, 28 vjet më parë. Ishte Shkodra që dha shenjën e parë të levizjeve në ato ditë dhe qytetarët të mbledhur në shesh rrëzuan bustin e Stalinit. Ky ishte reagimi i parë, për të treguar se Shkodra gjithmonë është ngritur mbi frikën.

Por duket se shembja e idealeve të atyre ditëve nga loja e pisët politike e bërë në gjithe keto vite, aspiratat e mbetura vetëm të tilla, e realizimi i munguar i endrrës për ta patur Shqipërinë si gjithë Europa, po japin efektin e tyre edhe në përvjetoret përkujtuese. Një vit më parë zgjodhën të mblidhen vetëm një përfaqësi e protagonisteve të asaj date, ndërsa sivjet edhe ata e kaluan në heshtje, të lodhur nga zhgënjimi e braktisja që i kanë bërë.

Për Shkodranët 14 Janari i 1990-es është i freskët në memorien e tyre, pasi grumbulllimi në qender të qytetit që solli atë demostratë, shënoi edhe të parën lëvizje antikomuniste pas me shume se gjysem shekulli te sundimit te regjimit te Enver Hoxhes. Ai tubim beri buje te madhe brenda e jashte vendit duke u komentuar edhe nga mediat prestigjoze nderkombetare. Demostrata e 14 janarit te vitit 1990, tundi nga themelet udheheqjen e larte komuniste te Shqiperise dhe personalisht Ramiz Aline, i cili ia faturoi ate sherbimeve te huaja dhe kryesisht UDB-së jugosllave.

Sot për fat të keq këtë datë e harroj edhe partia demokratike që sa herë ka patur zgjedhje apo fushata e ka përdorur si shumë data të tjera. Mjafton të kthehemi pas në kohë, jo larg por edhe 2 vite më parë kur në Shkoder ishte vete Lulzim Basha. E harroj edhe pushteti vendor (vetë kryebashkiakja Ademi) që falë edhe këtyre protagonisteve, ka kërkuar votat në gjithë këto vite! E pra harresa shpesh është “vrasese”, e duket se ashtu si endrrat dhe shpresat e Shqiptareve, këto politikanë po duan të “vrasin” edhe përvjetoret e shenuara të një historie 28 vjeçare që është larë edhe me gjak!/ShkodraNews