Seksbomba shqiptare tregon të vërtetën e unazës së ‘fejesës’

Françeska Jaçe, ditën e djeshme publikoi në profilin e saj në “Instagram” foton e dorës së saj të majtë me një unazë të vënë në gishtin e katërt. Ndërkohë, pas këtij postimi në media filluan aludimet se modelja dhe ish-banorja e “Big Brother” është fejuar me partnerin aktual, Andi Gecin. I menjëhershëm ka qenë përgënjeshtrimi i bukuroshes lidhur me zërat që qarkulluan për fejesën e mundshme të saj. Në “Instastory” bukuroshja ka postuar një foto me mbishkrimin: “Kjo unazë për të cilën u përfol aq shumë, nuk është asgjë më tepër se një unazë që ia bëra vetë vetes dhuratë, çdo gjë tjetër e shkruar është mashtrim”.