Sandër Lleshaj tmerron ‘kokat’ e krimit, zbulohet urdhri bombastik i ministrit: Luftoni…

Ministri i ri i Brendshëm  Lleshaj vijon turin e takimeve në drejtoritë e policisë së qarqeve kryesore të Shqipërisë. Këtë të premte, ai ndodhet në Korçë, ku po zhvillon në drejtorinë e policisë një takim me drejtuesit lokale të uniformave blu.

Takimi u mbajt pa praninë e mediave, ashtu siç ka ndodhur edhe në qytetet e tjera të vendit, ku ministri i Brendshëm ka zhvilluar takime të ngjashme edhe më herët. Burimet thonë se në qendër të diskutimit dhe porosive të ministrit të Brendshëm është lufta ndaj krimit dhe efektiviteti i polisë së Shtetit.

‘Luftë krimit të organizuar, kapove të trafikut të lëndëve narkotike. Mos u merrni me shpërndarës droge por me kokat e këtyre trafiqeve” ka qenë një nga porositë kryesore të ministrit të Brendshëm bëjnë të ditur burimet.

Gjithashtu ai ka kërkuar të luftohet dhe kontrabanda e lëndës drusore.