Ramës dhe Veliaj i plas një tjetër protestë, në fund të vitit do u mblidhen dhe emigrantët…

Kreu i qeverisë, Edi Rama dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj këtë fundvit i kanë punët keq me qytetarët. Përveç disa protestave që janë organizuar deri tani, sot ka nisur një tjetër revoltë e qytetarëve.

Ashtu siç u paralajmërua ka nisur një protesta tek zona e bulevardit të ri. Banoret ankohen se nuk kanë marre dëmshpërblimet. Banorët e Bregut të Lumit protestojnë për mungesën e dëmshpërblimeve nga ndërtimi i Bulevardit të Ri. Ndërkohë në mbështetje të banorëve kanë shkuar edhe deputetë të PD .

Ndërkohë në ditët e fundit të vitit (28-29 dhjetor) është paralajmëruar një tjetër protestë para Kryeministrisë, e organizuar nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.