Rama merr sinjale pozitive nga SHBA për 18 Qershorin: Po tani kush gënjen?


Kryeministri Rama ka marrë një mesazh të fortë në favor të tij sot nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili i kërkon opozitës që të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 Qershorit.

Në një status në faqen e tij në Facebook, ai citon njoftimin për shtyp të nënsekretarit të Shtetit, gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

Statusi i Ramës

KUSH GËNJEN (22)

Pas Shtëpisë së Bardhë edhe Departamenti i Shtetit kërkon reformën në drejtësi dhe pjesëmarrjen e të gjitha partive në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Ja edhe njoftimi i plotë, publikuar në faqen zyrtare të DASH:

“Ambasadori Thomas A. Shannon, Nënsekretar i Shtetit për Çështjet Politike, u takua sot me Ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati për të adresuar interesat e përbashkëta në marrëdhëniet tona bilaterale dhe rajonin. Nënsekretari rikonfirmoi partneritetin e ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, mbështetjen tonë të fortë për përpjekjet e Shqipërisë për reformën në drejtësi dhe angazhimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Ambasadori Shannon theksoi gjithashtu rëndësinë që të gjitha partitë politike në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.”


Përgjigju