Rama bashkëpunoi për 2 këngë me ta, Landi i hedh kunjin kryeministrit. S’do ta besoni ç’thotë

Loading...

Deri më sot, dihet që vetëm grupi “West Side Family” ka pasur shansin të bashkëpunojë me Edi Ramën ne muzikë, në kohën kur ai ishte kryetar bashkie dhe kryetari i PS.

Nje nga anetaret e grupit te njohur, Roland Hysi, ose siç njihet ndryshe Landi, tregoi detaje te ketij bashkepunimi, e nder te tjera nenvizoi se Rama sipas tij ka qenë shumë bashkëpunues me këngët “Tirona” dhe “Çohu”.

“Ai ka qenë shumë bashkëpunues te kënga “Tirona” shumë bashkëpunues tek kënga “Çohu”. Di të them që Flori mbase mund të kishte marrë një frymëzim së brendshmi, nuk dua të aludoj por mbase mund të kishte bërë edhe ndonjë këngë për “kazanët”.  “West Side Family” ka nisur me këngën “Tik tak tingujt e jetës” që për kohën sulmon politikën si ishte në atë kohë. Përveç “Tironës” ajo që bëri zhurmë ishte kënga “Zemërthyer” edhe ajo një revoltë kundër politikës.  Edhe mesazhi që ne japim me këngën “Beso” ka përfshirë pjesën që korrupsioni është prezent edhe pas 27 vitesh. Pra kazani më i madh është politika. Kur unë kërkoj gjithmonë nga vetja ime gjithmonë më tepër  që të dukem më mirë, të jap më mirë politika nuk e ka bërë këtë”, tha Roland Hysa në emisionin BOOM.

Loading...