Publikohet video, pak sekonda pas vrasjes në Tiranë, ja kush largohet nga vendi i krimit (video)

Publikohet video ku duket Mario Meshini teksa largohet me motorrin e tij vetëm pak minuta pas vrasjes së Devi Kasmit në Tiranë.

E në videon e marrë nga kamerat e sigurisë së një biznesi disa metra larg vendit ku mbeti i vrarë 42-vjeçari, shihet Mario Meshini duke ecur me motor dhe pa skafandër në kokë.

Meshini ishte personi i parë i arrestuar nga policia e Tiranës si bashkë puntor për vrasjen e Devi Kasmit.

Dje gjykata vendosi për Mario Meshinin masën e sigurisë arrest me burg.

Dyshimet u ngritën për Meshinin pas mesazhit që ai i kishte dërguar Kasmit, ku i kërkonte që të takoheshin, ndërsa pak më vonë ai u qëllua me armë zjarri për vdekje.