Protesta e opozitës, ja momenti kur Stresi përplaset me demokratët që ata të mos godasin policët

Në protestën e sotme të organizuar nga opozita, në mesin e protestuesve ka qenë i pranishëm edhe këngëtari Stresi.

Dhe siç shihet edhe nga pamjet në një moment kur disa protestues janë drejtuar nga efektivët e policisë për t’u përplasur, Stresi u ka dalë para duke i shtyrë, në mënyrë që të mos lejuar goditjen e efektivëve.