“Presidenti i ri mbahet sekret se do jetë nga komuniteti LGBTI”


“Presidenti i ri mbahet sekret se do jetë nga komuniteti LGBTI”

Kastriot Myftaraj, i njohur për analizat e tij të thella shpesh me nuanca konspiracioniste, beson se Presidenti i ri i Republikës do të jetë nga komuniteti LGBTI.

Myftarja thotë në një shkrim të publikuar në Facebook se kjo është arsyeja pse emri i presidentit të ri mbahet sekret, dhe pse zgjidhet pikërisht në muajin maj, kur është edhe dita ndëkombëtare e homoseksualëve.

Po si pas Myftaraj, kjo është lëvizje e kryeministrit Edi Rama për të fituar zemrat e komunitetit LGBTI në Europë.

Ja çfarë shkruan ai:

Arsyeja kryesore përse mbahet sekret emri i kandidatit për President: Do të jetë nga komuniteti LGBTI

Megjithëse Kuvendi i Shqipërisë nisi sot procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, duke u çelur i pari nga të pestë raundet e votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, dhe i dyti do të jetë nesër, ende nuk është bërë i ditur emri i kandidatit presidencial.

Partitë aleate në qeverisje, PS dhe LSI kanë arritur tashmë një marrëveshje për emrin e personit që do të zgjidhet President i Republikës, i kanë votat e nevojshme për ta zgjedhur atë, kur të duan, në raundin e parë të votimit, ose të fundit. Por megjithatë, emri i kandidatit nuk bëhet i ditur. Arsyeja përse ndodh kështu është se këtë herë Presidenti do të vijë nga komuniteti LGBTI (Lesbian, gay, Bysexual, Transgender, Intersexual). Presidenti, në kuptimin formal zyrtar fjala shënon si një person mashkull, ashtu edhe femër, iu përket një nga dy kategorive të para të këtij komuniteti. Me këtë përzgjedhje Rama mendon të fitojë mbështetjen e lobit të fuqishëm LGBTI në politikën europiane. Kandidati presidencial deri më tani nuk është përfolur si individ i markës LGBTI, ndonëse për ata të cilët e njohin nga afër nuk është sekret kjo cilësi e tij.

Një tregues i qartë i përkatësisë seksuale të Presidentit të ri është se ai do të zgjidhet para 17 majit, që është dita ndërkombëtare kundër Homofobisë, si dhe dita e Gay Pride. Kjo do të jetë hera e parë që Presidenti zgjidhet kaq herët, në maj, që nga koha kur mandati i paraardhësit të tij është fiksuar të përfundojë në 24 korrik. Deri më tani Presidenti ka qenë zgjedhur në qershor ose korrik. Nuk dihet nëse Presidenti i ardhshëm do ta pranojë zyrtarisht cilësinë e tij si njeri i komunitetit LGBTI.


Përgjigju