Policia nuk e gjeti dot por greku del vetë: Unë e vr.ava shqiptarin, ja pse

Prej disa ditësh policia s’ka mundur ta gjejë dhe pse ishte në kërkim, deri sa ai vetë është dorëzuar duke pranuar gjithçka dhe treguar arsyet.

Autori i ekzekutimit të 63-vjeçarit shqiptar disa ditë më parë në Greqi është arrestuar më në fund nga policia.

Episodi i tmerrshëm ndodhi në zonën Spartera, në Korfuz ku shqiptari ishte vrarë e më pas ishte hedhur në një kanal.

Mediat greke shkruajnë se vrasësi është një banor i zonës, një 44-vjeçar që para ngjarjes kishte pasur sherr me viktimën në një lokal.

Pas kësaj ai kishte dalë nga lokali, kishte marrë një armë gjahu dhe e kishte vrarë. Më pas, për të fshehur krimin, trupin e kishte hedhur në një kanal aty pranë.

“E vrava pas sherrit që nisi në lokal. Mora armën në shtëpi dhe pasi e qëllova u përpoqa t’i fsheh trupin në kanal”, mësohet të ketë thënë ai. Autopsia konfirmoi se 63-vjeçari ishte qëlluar me armë nga një distancë e afërt.