Policia e Shkodrës arreston shtetasin çek, shikoni çfarë po bënte ai në doganën e Hanit të Hotit


Më datë 19.07.2017, në PKK Hani i Hotit, në dalje të Republikës Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare me shërbim në vijën e dytë, kanë përzgjedhur për kontroll të detajuar automjetin tip Opel, me targë 5AR2462, me drejtues Elchin Ragimov, cili kishte destinacion Malin e Zi.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të automjetit, shërbimet e policisë konstatuan 24 pako të dyshuara me lëndë narkotike, të fshehura në pjesën e parakolpit dhe pjesën e pasme.

Pakot ishin të mbështjella me letër natriban, ku pas peshimit rezultoi rreth 19 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit:

Elchin Ragimov, 42 vjeç, banues në Pragë, Çeki.

 


Përgjigju