“Plas” lufta/ Koreja e Veriut do të sulmojë këtë shtet javën tjetër


Koreja e Veriut ka pozicionuar një arsenal të madh raketash, përpara një sulmi të pritshëm javën e ardhshme.

Ushtria e Kim Jong-ut është parë duke transportuar 30 raketa Scud nga Hwangju, në jug të kryeqytetit Pyongyang, në Nampo, në perëndim të vendit.

Ekspertët e sigurisë besojnë se Koreja e Veriut është duke u përgatitur për një shfaqje të madhe të forcës të mërkurën e ardhshme.

Partia Komuniste Kineze do të mbajë Kongresin e 19-të atë ditë, më 18 Tetor.

Mendohet se Kim është i zemëruar me Kinën, pasi u bashkua me Donald Trump që të godasë me sanksione shtetin korean.

Raketat e pozicionuara në Nampo mund të arrijnë objektiva kyç në Kinë. Scud-et janë raketa të epokës sovjetike të njohura nga diktatorët në mbarë botën, përfshirë Saddam Hussein-in. Ato janë raketa me rreze të shkurtër, me një diapazon prej 110 deri në 430 kilometra.

Kryeqyteti i Koresë së Jugut, Seuli është vetëm 121 kilometra nga Nampo. Por Nampo është gjithashtu vetëm 200 kilometra larg me qytetin kinez të Dalian.

Të tjerë analistë thonë se nuk ka gjasa që Kim të kafshonte dorën që e ushqente atë aq shumë. Por ai mund të lëshojë një seri raketash në det për t’i dërguar një mesazh Kinës, se ai është ende një forcë për t’u marrë parasysh.

Koreja e Veriut e ka shtyrë globin në prag të Luftës së Tretë Botërore, duke lëshuar një seri testesh raketash këtë vit.

Burimi: DailyStar/ Përshtati: ShkodraNews

 

 


Përgjigju