Plagosja në Velipojë, zbulohet çfarë ndodhi

Dy persona kanë mbetur të plagosur në  Velipojë.

Ngjarja ka ndodhur  në vendin e quajtur “sektor-plazh”. Sipas të dhënave të plagosur kanë mbetur Ervin dhe Durim Tahiri, përkatësisht 30 dhe 27 vjeç.

Ervini ka marrë një plumb në gjoks dhe ndodhet në spitalin rajonal shkodër në gjendje të rëndë, ndërsa Durimi në gju. Mësohet së fëmijët e të plagosurve janë ngatërruar një ditë më pare tek shkolla e Velipojës dhe sot ndodhi ngjarja e rëndë.

Mësohet nga burime policore se 4 persona janë ndaluar si të dyshuar për plagosjen e dy të rinjve.

Sipas të njëjtave burimeve mësohet se të shoqëruarit janë fisi Pergega.