Pejiç – Vllaznia, ka një pengesë

Loading...

Kjo pasdite ka qënë “e nxehtë” në qytetin e Shkodrës. Bomberi kroat Pero Pejiç është përfolur për një rikthim të mundshëm në kampionatin shqiptar. Konkretisht bëhet fjalë tek ekipi i Vllaznisë. Madje, u përfol se sulmuesi është parë në një nga hotelet e qytetit të Shkodrës, për të arritur një akord me drejtuesit shkodranë.

Por, kalimi i 35-vjeçarit tek ekipi i Vllaznisë duket i vështirë e kjo për një arsye të thjeshtë. Sulmuesi kroat e ka nisur sezonin me Kukësin, për tu larguar mbas ndeshjeve europiane. Pejiç luajti në ndeshjet e “Champions League” ndaj Sherif Tiraspolit të Moldavisë. Pejiç u largua dhe zgjodhi shtëpine e tij, duke firmosur me Slaven Belupo.

Kësisoj, pavarësisht ofertave, ai nuk mund të lëvizë deri në fundin e sezonit. Për faktin se FIFA nuk lejon që një futbollist mund të aktivizohet me më shumë se dy ekipe gjatë një sezoni sportiv. Prandaj, kalimi i tij që në këtë merkato duket tepër i vështirë, por ndoshta po bisedohet për një transferim të Pejiç te Vllaznia në merkaton e verës. /ShkodraNews

Loading...