Pasi u shpall ‘non grada’ nga Greqia, gazetari i Top Channel e ka pisk punën dhe në Shqipëri nga…

Përveçse është shpallur i padëshiruar në Greqi, gazetari Marin Mema është sulmuar dhe nga organizata Omonia në Shqipëri. Shkak është bërë një emision i transmetuar në Top Channel, ku flitej për lejimin e një memoriali të Thimjo Loli, i cili ka masakruar shqiptarët gjatë fillimit të shekullit XIX.

Dy net më parë, Marin Mema publikoi emisionin “Gjurmë Shqiptare”, për rolin e Thimjo Lolit në masakrat ndaj shqiptarëve, në zonën e Kranës së Delevinës, persona të panjohur kanë thyer memorialin e ish-komandatit, që sipas dokumentave rezulton i lidhur me qarqet greke antishqiptare.

Mema ka sjell dëshmitë dhe dokumentat e historianëve sipas të cilave vërtetohet se Thimjo Loli ka marrë pjesën në masakrat e shqiptarëve në vitin 1914 dhe ka punuar për silogjet “Vorio Epiriote”. Në dokumentar u theksua se Loli udhëhoqi sulmet në Sarandë, Kurvelesh, Delvinë e më radhë në të gjithë jugun.

Po ashtu roli i Thimjo Lolit figuron të këtë qenë në krah të gjeneral Zervës në masakrën ndaj çamëve në vitin 1944. Por edhe pse ka marrë pjesë në të gjithë këto sulme ndaj shqiptarëve, ai është nderuar me një memorial në Kranë të Delvinës, të cilën gazetari Marin Mema e ka quajtur “një skandal të frikshëm”.

Pas këtij reportazhi memoriali i Thimjo Lolit është dhunuar nga persona të paidentifikuar, ndërkohë që Organizata OMONIA ka reaguar kundër gazetarit Marin Mema. Permes nje deklarate per shtyp, OMONIA e quan shkatërrimin e pllakës përkujtimore të Thimjo Lolit në Kranja, nje provokim te rëndë antihelenik.

Sipas “OMONIA”, ngjarja përbën vazhdim “të emisionit antihelenik të stacionit televiziv Top Channel, vetëm pak ditë më pare, ku me shtrembërime të ndodhive historike iu referua aktivitetit të heroit legjendar të Vurgut”.