Pas zgjedhjes së kryetarit të ri, Voltana bën lëvizjen e papritur. Ikin 5 drejtorë…

Kur po shkon ne vitin e fundit te mandatit si kryebashkiake, mesohet se Voltana Ademi do te nise edhe disa ndryshime surprize ne drejtorite e bashkise Shkoder. Burime prane ketij institucioni bejne me dije se do te jene te pakten 5 drejtori qe pritet brenda pak javesh te kete rokade drejtuesish, duke nisur keshtu nje strategji te re veprimi perpara zgjedhjeve vendore te 2019.

Nuk dihet nese kjo eshte nje kerkese e ardhur nga deputetet prane Ademit apo nje mekanizem i ndertuar prej saj per te zbutur pakenaqesite e shumta nga selia blu, e qe e favorizojne kete te fundit te shpresoje tek nje ripropozim per kandidate per kryetare te bashkise Shkoder. Deshire qe Ademi e shpreh kudo ku i jepet rasti.

Mesohet se keto levizje me bekimin e Ademit behen ne disa drejtori qe kjo e fundit i ka testuar per emrat qe e perfaqesojne, e ku impakti ne mbeshtetje nuk eshte i madh. Pasi kjo do ta demtonte poziten e kryebashkiakes qe mes miqve dhe armiqve, numrin e ketyre te fundit ne 3 vite drejtim e ka rritur ndjeshem edhe ne radhet e partise.

Shkodranews ne ditet ne vijim do te sjelle te tjera detaje nga kjo levizje surprize e Ademit qe natyrisht nga vartesit e saj nuk pritej, pasi ngjan pa frike te cilesohet si pabesia e madhe e saj. Frika dhe paniku e kane kapur tashme Ademin qe po leviz cdo gure per te rene ne syte e Bashes e per ti derguar sinjale qe e kerkon me cdo kusht rikandidimin, ndonese eshte e vetedijshme qe Shkodres nuk i dha asgje ne keto vite./ShkodraNews