Paralajmërimi i mjekëve pas zbulimit shokues në syrin e gruas


Mjekët u kanë bërë thirrje përdoruesve të lenteve të tregohen më të kujdesshëm dhe tw kryejnw vizita tw rregullta tek okulisti. Paralajmërimi erdhi pasi një gruaje iu gjetën 27 lente në sy.

Zbulimi shokues është bërë nga mjekët gjatë një ekzaminimi në Spitalin e Solihullit, në Britani.

Okulistja Rupal Morjaria tha se një mase ‘e kaltër” prej 17 lentesh ishte gjetur në syrin e pacientes, e cila kishte lënë takim tek mjekët për operimin e kataraktit. 10 lente të tjera ishin gjetur gjatë një inspektimi të dytë.

Morjaria tha për “Optometry Today” se skuadra e mjekëve me në krye okulistin me më shumë se 20 vite eksperiencë ishte shokuar nga zbulimi.

“Asnjëri prej nesh nuk kishte parë diçka të tillë më parë”, tha ajo. “Të 17 lentet ishin ngjitur bashkë. Ne ishin vërtetë të habitur nga fakti se pacientja nuk e kishte vënë re këtë pasi në kushte normale shkakton irritim të syrit”.

Gruaja kishte përdorur lente mujore për 35 vite dhe vitet e fundit nuk kishte kryer vizita të rregullta tek mjeku dhe as nuk kishte raportuar ndonjë simptomë që kishte të bënte me lentet e harruara në sy.

Pacientja u kishte thënë mjekëve dy japë pas heqjes së lenteve se sytë i ndiente shumë më mirë, teksa më parpara kishte kujtuar se parahatinë  e kishte nga kalimi i moshës.

Ngjarja ka ndodhur në muajin nëntor të vitit të kaluar, por është raportuar vetëm sëfundmi pasi fillimisht klinicistët e përfshirë nuk besonin se diçka e tillë ishte e mundur. Para se të bënin publik këtë rast, ata pritën analizat e përsëritura.

Morjaria tha se në kohën tonë, kur është kaq e lehtë të blesh lente, qoftë edhe online, njerëzit bëhen edhe më të shkujdesur.

“Lentet e kontaktit përdoren gjithë kohës, por nëse nuk monitorohen me korrektësi, mund të shfaqen infeksione serioze që shkaktojnë edhe humbje të shikimit.”

Okulisti Henry Leonard tha se shumica e pacientëve në kushte të ngjashme me gruan që kishte mbajtur 27 lente në sy do të kishin pasur probleme shumë serioze dhe se rasti i saj ishte shumë i rrallë. Por ai tha se kontrolli i rregullt tek okulisti është shumë i rëndësishëm për përdoruesit e lenteve.


Përgjigju