OSHEE torturon shkodranët, publikohet denoncimi

Problemet me energjine elektrike duket se nuk kane te ndalur ne qarkun Shkoder. Banoret po perballen me nderprerje te vazhdueshme e te palajmeruara nga OSHEE. Denoncimi i radhes vjen nga nje fshat qe ndan kufirin mes Postribes dhe Dukagjinit. Nje banor i zones shkruan per Shkodranews:

“Miremrama. Ne fakt po ju shkruj se jena ba me keq se dikur qe kalonim naten me qira. Jetojme ne njesi administrative te Shkodres dhe dritat vazhdojne me na ik ne vazhdimesi. Ju shkruva se tash 3 net na ikun e vin edhe itash e njejta gja. Ju lutem na publikoni se per cil arsye ikun se ma skandal nuk ka. Jena prej Ures se shtrenjte. Te pakten ta dijme”.

Sikur te mos ju mjaftonin mbifaturimet qe jane bere te pandashme per dhjetra familje, tashme per te tjera ne pah dalin ikjet dhe ardhjet e shpeshta e te palajmeruara te energjise qe po u shkaktojne pervec qendrimit ne erresire edhe rrezikun e djegies se pajisjeve elektro shtepiake. Per gjithe keto shqetesime askush nuk pergjigjet por OSHEE ka zgjedhur te heshte!/ShkodraNews