OBSH jep alarmin: Epidemia e kolerës mund të kthehet në katastrofë

Organizata Botërore e Shëndetësisë deri më tani ka evidentuar 242 raste të vdekurish dhe 23 mijë të tjerë të infektuar nga Kolerja.

Duke u bazuar tek këto shifra alarmante Unioni i Mjekëve Arab ka paralajmëruar se kjo epidemi mund të kthehet në një katastrofë humanitare.

“Trishtuese është rritja e numrit të të prekurve nga kolera”, theksojnë nga UNICEF. Sipas tyre, për shkak të numrit të madh të pacientëve, spitalet nuk janë në gjendje të përmbushin të gjitha gjërat e nevojshme.

Sipas ekspertëve një ndër shkaktarët kryesorë është ndotja e ujit, dhe ata bëjnë thirrje për masa emergjente.