Nxehet “i mjeri më i famshëm” në Shqipëri, rrëmben thikën dhe kërcënon keq


Ardi Daullexhiu është një personazh që është bërë mjaft i famshëm në të gjithë Shqipërinë falë pjesëmarrjes në emisionin e Arjan Çanit. Të gjithë e njohin “të mjerin më të famshëm” në vendin tonë, i cili veç të tjerash kishte edhe probleme të shumta me gruan e parë.

Në këtë video-mesazh Ardi i kërkon një faqeje në Instagram të mos tallet me videot e tij, pasi tani është bërë familjar dhe gruaja e tij ka lindur vajzë. Ndër të tjera ai thotë se faqja po i shkatërron jetën me ato që poston për Ardin.

Ai nxehet dhe duke mbajtur thikën në dorë thotë se kush e drejton atë faqe, do t’ia këpusë kokën si të zogut. Të shpresojmë se është thjeshtë një kërcënim i rëndomtë i djalit, pasi ne të gjithë e dimë se ai nuk ka zemër të vrasë një zog, e jo më një njeri.


Përgjigju