“Nuk kemi bukë me hangër”/ Shikoni çfarë i bën paturpësisht Voltana fëmijëve të Shkodrës

E njohur jo vetëm për dështimet e njëpasnjëshme që ka patur në krye të bashkisë Shkoder përgjatë këtyre 3 viteve, Voltana Ademi vijon të mos i ndahet veprimeve tejet të dyshimta që përbëjnë në vetvete vepër penale.

Ajo me vetëdije në vazhdën e veprimeve që janë haptazi në shkelje të plotë të kompetencave, këtë herë ka vendosur që të djegë fondet e parashikuara për investime për vitin 2018 në bashkinë Shkoder. Edhe pse jemi në ditët e fundit të muajit nëntor dhe tashmë punimet do të duhej të kishin nisur, ajo nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të nisur investimin e rikualifikimit të terrenit sportiv të shkollës “Oso Kuka” me vlerë 15 milion e 331 miëj e 845 leke, të terrenit sportiv të shkollës së Oblikës në Anë të Malit me vlerë 6 milion e 546 mijë e 732 lekë apo të të shkollës “At Gjon Karma” me vlerë 23 milion e 205 mijë e 525 mijë lekë.

Pra e përkthyer ndryshe janë plot 45 milion e 54 mijë e 102 lekë që ishin parashikuar për këtë vit të investoheshin në këto terrene sportive, po që po vjen dhjetori me 31 ditët e fundit të tij dhe në terren nuk ka nisur ende puna.

Paturpësisht madje kryetarja e bashkisë Shkoder ne kuadër të propagandes politike që e karakterizon, përpara fëmijeve në një aktivitet për festat e nëntorit, u shpreh se brenda pak ditësh do të nisë puna për një nga terrenet sportive në fjalë. Fushatë e pastër politike që bëhet kur po shkojmë drejt vitit të fundit të mandatit.

Së pari Ademi do të duhej tu kërkonte ndjese nxenësve dhe mësuesve që ai investim i parashikuar të bëhej me taksat e Shkodraneve nuk u nis në kohë dhe rrezikon që të mos fillojë as në muajt e parë të vitit të ri 2019, pasi kushtet atmosferike e bëjnë të pamundur një ndërhyrje të tillë. Me gjasa sic bëri investimin e shkollës me shumë probleme, për hir të fushatës dhe interesit të saj personal, ajo do të kërkojë që shkollës ti shtohet terreni sportiv, pa pyetur për cilësinë e punimeve./ShkodraNews